E keni të vështirë të shkoni çdo ditë në punë?

Ditët e javës mund të jenë shumë monotone. Çdo ditë e njëjta rutinë: zgjohesh, bën dushin e mëngjesit, shkon në punë sipas së njëjtës rrugë, ulesh në të njëjtën karrige përditë, në të njëjtën zyrë, me të njëjtët njerëz…

Megjithatë, nuk keni pse bëheni skllevër të kësaj monotonie. Ja disa mënyra për të rregulluar gjërat që dhe koha t’ju duket sikur fluturon.

Pse?

A ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni të ulur para kompjuterit tuaj e duke parë orën aq intensivisht sa ju duket sikur koha ka ndaluar? Kjo ndodh sepse kur jeni të lodhur nga monotonia, kryesisht jeni duke bërë një detyrë të përsëritur dhe truri juaj thjesht cek informacionin përciptas. Ja disa mënyra për ta zgjidhur këtë problem:

Dilni nga rutina

Në qoftë se bëni të njëjtat aktivitete përditë, mundohuni t’i ndryshoni ato. Edhe pse mund t’ju duket joefikase, ndryshimi i agjendës suaj mund t’ju ndihmojë. Për shembull: në qoftë se zakonisht rrini në zyrë gjatë pushimit të drekës, provoni të hani jashtë herë pas here. Zgjidhni një tjetër rrugë për të shkuar në punë, jo atë që bëni zakonisht. Ndryshoni sekuencën e gjërave që keni për të bërë gjatë ditës.

Lodhja

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, shpenzimi i energjive në fillim të ditës ju ndihmon të jeni më energjik gjatë ditës.

Ushqimi

Në qoftë se ndiheni të uritur, normalisht mendja do t’ju shkojë menjëherë te ushqimet që ju duken energjike si fast food apo një kafe. Mundohuni t’i evitoni ato në këto lloj rastesh, pasi efekti i tyre zgjat vetëm për pak kohë. Mundohuni të konsumoni ushqime që çlirojnë energji ngadalë, por që zgjasin më shumë në kohë.

Perceptimi

Truri konsiderohet manipulatori më i madh, megjithatë ju mund ta manipuloni atë. Përqendrimi shumë i madh në një detyrë të mërzitshme do t’ju bëj ta humbisni sensin e kohës dhe do t’ju duket vetja sikur keni ngecur në një cikël të pafundmë të saj. Në vend që të përqendroheni te koha, përqendrohuni të detyra që keni për të përfunduar dhe si mund ta zgjidhni në një mënyrë sa më kreative.

Jini kreativ

Edhe pse ambienti i zyrës deri diku të detyron të jesh strikt në pozicionin tënd, ndihuni të lirshëm të ngriheni nga karrigia juaj kur ndiheni të lodhur, të ecni për pak minuta për tu kthjelluar dhe për të ndërruar mjedis. /EO/