Pamje të dhimbshme/ Kështu duke një klasë në shkollën fillore “Adem Jashari”

Në faqen “Duam Çair të Pastër” në fejsbuk janë publikuar disa fotografi nga një klasë në shkollën fillore “Adem Jashari” në komunë e Çairit.

Pamjet me të vërtet janë tmerruese. Aty shihet se si shiu ka pikuar dhe për shkak çatisë së parregulluar ka përfunduar në njërën nga klasat.

Ndoshta tragjedia edhe më e madhe e kësaj qëndron në faktin se mësimi ka vazhduar edhe në këto kushte.

Kjo pamje ka ngjallur një reagim të ashpër të qytetarëve të cilët kërkojnë që me urgjencë të përmirësohet gjendja dhe nxënësit të mësojnë në kushte normale. /Schollture.info/