Ministri Ismaili konkludoi se rezultatet e deritanishme nga realizimi i masës “TVSH-ja Ime” janë të suksesshme, për të cilën konfirmojnë edhe mbi 9,5 milionë llogari fiskale të skenuara dhe kthimi i tyre qytetarëve që është afër 80 milionë denarë.
“Kthimi i 15% të TVSH-së së paguar te qytetarët është me rëndësi të
madhe për disa shkaqe. Për herë të parë shteti ua kthen paratë
qytetarëve, njëkohësisht kjo masë kontribuon në uljen e ekonomisë
joformale. Qytetarët e njohën dobinë e kësaj mase dhe tashmë nuk dalin
nga vendet e shitjes pa ua lëshuar llogaritë fiskale. Me futjen e masës
“TVSH-ja Ime” u largohen të tregtuarit në vendet ku nuk lëshohen
llogaritë fiskale. Gjithë ky proces do të kontribuojë edhe për të hyra
më të shumta në buxhetin e shtetit me çka do të hapet mundësia të
realizohen edhe projekte të reja që janë të dobishme për qytetarët dhe
projekte në fushën e kulturës.
Andaj u bëj thirrje qytetarëve që deri më tani nuk e kanë shkarkuar
aplikacionin TVSH-ja Ime ta bëjnë këtë dhe t’i kthejnë paratë në
llogaritë e tyre të transaksionit”, tha Ismaili.