E lënë tërësisht pas dore, e mbuluar nga mbeturinat, pa ndriçim, pa roje dhe skajshmërisht e dëmtuar. Kjo është pamja e parë në Kalanë e Tetovës. Restaurimi i filluar vite më parë nuk ka vazhduar, grumbulli i gurëve për ri ngritjen e mureve mbrojtëse nuk është askund. Kjo lënie situatë ka bërë që Kalaja të humb edhe ato pak vizitorë të huaj që kishte.
“Kjo me të vërtetë është turp për Tetovën si qendër e shqiptarëve me dy universitete, përse mos të rregullohet pak të shikohet kjo që mund të bëhet qendër e bukur rekreative për të rinjtë. Institucionet do i kisha porosit që ti hapin sytë pak, jo reforma të bëjnë nëpër zyra”-theksoi një banor i intervistuar për Alsat
Është shumë bukur ka pamje të bukur në male. Por këtë duhet ta pastrojnë pak dhe të bëjnë ndonjë rekonstruim”.- u shpreh Daniel Meriturcher, Gjermani
Drejtori i Arkivit, fajin e hedh tek Ministria e Kulturës, e cila, sipas tij, nuk ka ndarë fonde, ndërsa vazhdon të premtoj se shumë shpejt do fillojë sanimi.
Pritet, është biseduar me ta po ashtu iu kemi apeluar se monumenteve të Tetovës iu duhet mirëmbajtje dhe kemi përgjigje pozitive se shpejt do të fillojnë të sanohen objektet”.- tha Miqo Stojçeski. Drejtor i Arkivit të Tetovës
“Pothuajse çdo vit, Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare për Konservim dhe Arkivi i qytetit premtojnë se, vitin e ardhshëm do ndahen fonde dhe do fillojnë punët në kalanë e Tetovës, por, deri në këto momente, edhe përkundër këtyre premtimeve nuk është nderuar as edhe një poç elektrik e lere më të vendosin roje që ta ruaj kalanë nga gërmuesit e egër të arit”. /Alsat/