Video nga një eksplorim: ç’gjendet në thellësi të Syrit të Kaltër?

Në një video të radhës publikuar në disa media rajonale, shfqet brendësia nënujore e Syrit të Kaltërt, një nga mrekullitë e natyrës shqiptare në jug të vendit.

Uji i akullt dhe i kristaltë, përbëjnë një joshje mbi atë se nga rrjedh ai e se ç’ka në thellësi, atje prej nga buron.

Sezonin e verës Syri i Kaltër është ndër destnacionet më të vizituara, duke lënë të mahnitur ata që shijojnë për herë të parë, por dhe ata që e shijojnë rishtazi. /tesheshi.com/