Me datën 29 korrik në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren u mbajt festivali tradicional, i 30-të me radhë, “ Zambaku i Prizrenit” ku morën pjesë 16 këngë garuese nga autorë të dëshmuar, kënduar nga këngëtarë të rinjë dhe të njohur.Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj me një performancë skenike të shkëlqyeshme, me interpretim të jashtëzakonshëm vokal, përcjellur nga orkestra simfonike dhe dirigjent Edon Ramadanin, arritën të lënë pas shumë emra si Rovena Dilon, Orgesa Zaimin, Artan Bakinë, Besnik Nurkollarin, Elizabeta Krasniqin e shumë këngëtarë nga Prizreni, Shkodra, Prishtina.Kënga “Lule lule” me autor Nexhat Maculën, tekst nga Shkodran Tolaj e orkestrim nga Riza Dolaku, arriti të lë shumë autorë pas në mesin e tyre Adrian Hilën, Bojken Lakon etj.Dueti Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj arritën që në mënyrë anonime të pēlqehen nga publiku dhe të votohen nga tre anëtarë e jurisë në përbërje: Lule Elezi- pianiste, Sabaudin Zhuta-profesor univetsitar dhe maestro dirigjent Zhani Ciko duke marrë vendin e parë.Ky sukses i duos Mehmedi dhe Tolaj është një punë e vazhdueshme me përkushtim dhe tregues i nivelit profesional që e shfaqin kudo ku paraqiten.Në momentin e marrjes së çmimit të parë Besiana Mehmedi këtë sukses ia dedikoi publicistit, babit të saj të ndjerë, gazetarit Qani Mehmedi i cili ishte udhërrëfyes në jetën artistike të saj.