Ministria e Kulturës ka publikuar emrat fitues të çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin”, në publicistikë dhe gazetari. Për arritje në sferën e gazetarisë në interes të RMV çmimi i’u nda gazetares Laura Papraniku Bejtulla, ndërsa për arritje në publicistikë fitues është publicisti Aleksandër Trajkovski. Laura Papraniku Bejtulla ka një karrierë të pasur në gazetari dhe kontribut të madh në trajtimin e temave të arsimit. Ka punuar në redaksinë e arsimit në disa media, mes tyre gazeta KOHA… Është po ashtu fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve në vite për kontributin e dhënë. Sipas njoftimit të MK çmimet do të ndahen më 21 dhjetor në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast në Parlament. Ky është një nga çmimet më prestigjioze që jepen për arritje në sferën e publicistikës dhe gazetarisë, i ndarë për herë të parë në vitin 1969. /Koha.mk