Gruaja në copëza guri është ekspozita e dytë e sjell nga Izet Zeqiri, i cili edhe pse me profesion ekonomist dhe njëherit rektor i Univerzitetit Nënë Tereza, ka përzgjedhur mozaikun për të shfaqur guran në dimenzione të ndryshme.
Për Ditë e Re, Zeqiri tregoi se është munduar që të shpreh të gjitha funksionet që i ka një grua, që nga amësia e deri në profesionet e ndyshme që ajo përzgjedh në jetë.
Ai gjithashtu u shpreh se këtyre veprave u ka kushtuar shumë kohë, e kështu ka arritur që për një vit të sjell 35 mozaik të ndyshëm.
E veçantia e kësaj ekspozite qëndron në shfaqjen e gruas në dy sfera, në atë tradicionale dhe moderne.
Izet Zeqiri zbuloi për TV Alsat se planifikon që ekspozita e tij e ardhshme me mozaik të jetë përkushtuar Nënës Terezë. /Alsat.mk