Ansambli Shqiptar në Shkup, në një kohë rekord, vetëm një muaj pas fitores në Hungari, triumfoi edhe në Turqi, në festivalin më prestigjioz të folklorit në botë. Ky çmim jo vetëm që na bën krenarë por është tregues se ky institucion punon fuqishëm, funkisionon më mirë se çdo institucion tjetër dhe ka në krye një vizionar dhe njeri të palodhshëm si drejtori Shkodran Tolaj. Ky është çmimi i tretë që ky ansambël në krye me Shkodran Tolajn i sjell shtetit dhe kulturës shqiptare! Vitin e kaluar Ansambli shqiptar mori çmim e parë në Veliko Trnovo, kurse sivjet dy çmime radhazi. Pa diskutim që emocionet që kanë ndarë në rrjete sociale por dhe shkrimi i ndarë për media shpjegon rëndësinë e kësaj pjesëmarrje!
Mesazhi i drejtorit Tolaj pas triumfit në Turqi:
Triumfi u takon të gjithëve
“Ëndrra jonë u bë realitet”
Fitore historike në Büyükçekmece