YouTube bllokon 70.000 video për përmbajtjen në lidhje me luftën në Ukrainë

YouTube ka hequr më shumë se 70,000 video dhe 9,000 kanale që lidhen lidhje luftën në Ukrainë, për shkelje të udhëzimeve të përmbajtjes.

Kjo përfshin heqjen e videove që i referoheshin pushtimit si një “mision çlirimi”, raporton The Guardian.

Prej fillimit të luftës, YouTube ka hequr kanalet duke përfshirë atë të gazetarit pro-Kremlinit Vladimir Solovyov, ndërsa kanalet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu janë pezulluar përkohësisht nga ngarkimi i videove që përshkruan luftën si një “mision çlirimtar ”, shkruan gazeta britanike.