RISITË/ Nuk nevojitet interneti, WhatsApp prezanton ndryshimet e reja

Gjithnjë e më tepër Whatsapp është duke testuar risi të cilat lehtësojnë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Së fundmi po studiohet mundësia që ky aplikacion të funksionojë në pajisjen tuaj edhe në rast se nuk do të keni lidhje internet.

Pra, përdoruesit e WhatsApp, do jenë në gjende të komunikojnë pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t’i mbanin telefonat online.

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është ende në fazën beta.

Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri.

Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur.

Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore.