PYETJA/ Pse Apple ka emrin e një fruti?

Të gjithë e dimë se Apple ka të njëjtin emër të vetë frutit që përmendet. Por nga erdhi në të vërtetë emri Apple dhe si u përzgjodh si emri i kompanisë?

Ka shumë histori rreth origjinës së emrit Apple por cila prej tyre është më pranë të vërtetës?

Pse Apple quhet “Apple”?

Teoritë nga origjina e emrit Apple janë të shumta mes Steve Jobs dhe Steve Wozniak të cilët e zgjodhën nisur nga albumi Apple Records i Beatles.

Megjithatë e vërteta është më e thjeshtë. Sipas biografisë së Steve Jobs shkruar nga Walter Isaacson, Jobs zgjodhi emrin sepse thjeshtë pëlqente frutin.

Jobs mendohet ta ketë zgjedhur sepse Apple ngjan me diçka jo intidimiduese, argëtuese dhe si frymëzim.

Sipas bashkëthemeluesit të Apple Steve Wozniak, Jobs ishte rikthyer nga një fermë në Oregon dhe kishte sugjeruar menjëherë që kompania e tyre të kishte emrin “Apple Computer.” Më pas Wozniak elaboron në autobiografinë e tij se të dy ishin përpjekur të gjenin diçka teknike por nuk kishin arritur dhe vendosur përfundimisht Apple.

Po simboli i kafshimit?

Logoja e Apple sot është shndërruar në sinonim i vetë kompanisë. Ka disa teori të tjera gjithashtu përfshirë një tregim i inspiruar nga Alan Turing, shkencëtari që vdiq pasi hëngri një mollë me cianid.

Krijuesi i logos Rob Janoff shpjegonte për Forbes se kafshimi do të tregonte se kemi të bëjmë me një mollë dhe jo frut tjetër. Një tjetër fakt interesant është se logoja e parë kishte figurën e Isak Njuton në të përpara se të thjeshtohej. /PCWorld Albanian