Kryetari dhe themeluesi i Twitter Jack Dorsey ka vendosur të shesë postimin e parë në Twitter, krijuar në mars 2006.
“Duke konfiguruar Twitterin tim”, lexohet në shkrimin e parë në Twitter.
Në vetëm disa minuta që kur Dorsey njoftoi në Twitter për shitjen e shkrimit të parë, ofertat kishin arritur deri në 100,000 dollarë, transmeton Telegrafi.
Në kohën e shkrimit, oferta maksimale është 2.5 milionë dollarë.
Ofertat e hershme (shumë më të vogla) zbulojnë se shkrimi ka dalë në shitje që nga dhjetori, por ‘bumi’ i vërtetë erdhi vetëm kur Dorsey e postoi atë në profilin e tij të premten.
Blerja e një shkrimit nuk do të thotë se do të transferohet në profilin e klientit. Mbetet ende në profilin origjinal të Twitter, por klienti merr një certifikatë digjitale të nënshkruar me të dhënat e shkrimit origjinal.