Ja sesi një ndryshim i vogël mund të përmirësojë ndjeshëm shpejtësinë e internetit

Në dy dekadat e fundit zhvillimet teknologjike kanë përmirësuar ndjeshëm shpejtësitë e internetit. Lidhjet broadband dhe me fibër kanë krijuar rrjete shumë të shpejta ku përmbajtjet e rezolucionit të lartë mund të hapen në pak sekonda.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka ngelur hapësirë për përmirësim. Ndryshimi i konfigurimit DNS shpesh konsiderohet si mënyra më e thjeshtë për të përmirësuar lidhjen e internetit. Por le të shohim sesi funksionon një DNS dhe si të ndryshoni konfigurimin DNS.

Çfarë është DNS?

Kur vendosni URL e një uebsajti, ai duhet të përkthehet në një adresë IP për të dërguar dhe pranuar të dhëna. Sistemi i Emrave të Domainit (DNS) është një ekuivalent i një numëratori telefonik që tregon numrin(adresën IP) për një emër të caktuar(URL).

Përshembull kur vizitoni PCWorld.al, serveri DNS përkthen këtë adresë në një adresë IP ku në rastin tonë është 104.24.122.138.

Me mbi 1 miliardë uebsajte online, nuk është aspak praktike për të mirëmbajtur një listë të tillë. Kështu serveri DNS ruan një depo me një rang uebsajtesh.

Nës përpiqeni të aksesoni një uebsajt të pa depozituar ende, serveri DNS do të këkojë një informacion të ri nga një server tjetër. Serveri DNS i ISP suaj me shumë gjasa nuk është opsioni më i mirë.

Gjeografia e DNS

Infrastruktura që mundësin internetin është një seri kabllosh optik dhe kabllo bakri të cilët lidhin serverët me njëri-tjetrin në mbarë botën. Të dhënat transferohen nëpër këto kabllo në formën e valëve elektromagnetike me shpejtësi të ndryshme. Ndërsa nuk mund të bëjmë dot asgjë për të përmirësuar këtë shpejtësi, ne mund të shkurtojmë distancën e këtyre valëve elektromagnetike.

Nëse një server DNS lokalizohet shumë larg jush, shpejtësitë e internetit do të ndikohen. Po realiteti i internetit është më i komplikuar sesa thjeshtë përllogaritje të distancës.

Google Public DNS është një prej serverëve DNS më popullor dhe përdor dy adresa IP që janë 8.8.8.8 dhe 8.8.4.4.

Ato konsiderohen si serverët DNS më të shpejtë në botë dhe e kanë arritur këtë duke punuar në një Rrjet Content Delivery (CDN). DNS janë bërë shumë të rëndësishëm sot në operimin e internetit.

DNS më të mira për internetin tuaj

Kur planifikoni një udhëtim në Google Maps do të prezantoheni me disa opsione udhëtimi. Disa rrugë marrin më pak kohë edhe nëse mbulojnë distanca të gjata. Kjo mund të jetë për shkak të shumë faktorëve si trafiku, transporti dhe shpejtësia mesatare.

Faktorë të ngjashëm ndikojnë edhe në përzgjedhjen e një serveri DNS. Disa serverë si ato të ISP suaj, do të kenë trafik të lartë gjatë orëve të pikut.

Disa të tjerë kanë rekorde të vjetra të papërditësuara. Serverët DNS të kompanisë suaj mund të jenë m afër por me shumë gjasa nuk kanë performancën më të mirë.

Në këtë mes hyjnë mjetet Namebench të Google për të gjetur serverin DNS më të shpejtë të mundshëm për lidhjen tuaj të internetit. Namebench analizon lidhjen tuaj dhe rekomandon serverët DNS më të mirë.

Si të ndryshoni serverët DNS?

Ndërsa ISP-ja juaj ka serverët DNS të saj, siç thamë më lartë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Janë tre alternativa kryesore: Google DNS, OpenDNS dhe Cloudflare DNS.

Për të ndryshuar DNS tuaj shkoni në Control Panel > Network and Internet > Network and Sharing dhe klikoni në Change adapter settings.

Duke klikuar me të djathtën mbi një prej lidhjeve, zgjidhni opsionin Properties.

Nën hapësirën Internet Protocol Version 4 (IPv4) vendosni këto vlera:

Për Google DNS: 8.8.8.8 dhe 8.8.4.4.

Për Cloudflare DNS: 1.1.1.1 dhe 1.0.0.1

Për OpenDNS: 208.67.222.222 dhe 208.67.220.220.

Pasi ti keni vendosur klikoni OK. Të njëjtën procedurë mund të përsërisni edhe me Internet Protocol Version 6 (IPv6):

Për Google DNS: 2001:4860:4860::8888 dhe 2001:4860:4860::8844

Për Cloudflare DNS: 2606:4700:4700::1111 dhe 2606:4700:4700::1001

Për OpenDNS: 2620:119:35::35 dhe 2620:119:53::53.

/PCWorld Albanian