Honda goditet nga një sulm kibernetik masiv

Honda është goditur nga një sulm kibernetik në disa fabrika ndërsa gjiganti Japonez i prodhimit të makinave po përpiqet të rikthejë normalitetin.

Sulmi preku linjën e prodhimit të Honda në mbarë botën ku detyroi kompaninë të ndalonte prodhimin në disa fabrika që të sigurohej se sistemet kryesore nuk janë kompromentuar.

Honda dyshon se ransomware ka goditur serverët e brendshëm të kompanisë. Prodhimi rifilloi gjatë ditës por në Turqi, Indi dhe Brazil aktiviteti është i mbyllur nga frika e infektimit të ransomware.

Disa hulumtues të sigurisë kibernetike besojnë se kompania është vënë në shënjestër nga një grup i organizuar kriminelësh kibernetikë sepse ransomware ishte përshtatur për të goditur rrjetin e brendshëm të Honda.

Kodi i tij e parandalonte përhapjen nga një rrjet tek tjetri si ransomware shkatërrues të NotPetya dhe WannaCry në 2017-ën.

Qeveritë dhe kompanitë kanë hasur vështirësi në përballjen e tyre me ransomware ku hakerët enkriptojnë informacionet nëpër kompjutera dhe kërkojnë para në këmbim të rikthimit të tyre. /PCWorld Albanian