Kërkesa e gjatë e shumë përdoruesve, më në fund është e realizueshme në Facebook. Rrjeti social, tani e tutje lejon të shihen vetëm postimet e miqve dhe faqeve për të cilat ju keni interes me një opsion të ri ‘Feeds’, transmeton Class.
Shumë njerëz janë ankuar për News Feed kryesor, sepse shihnin shpeshherë postime për të cilat nuk ishin të interesuar. Tashmë, me versionin e ri të Feed, mund të shihen postimet më të fundit të miqve, faqeve apo grupeve.
Mund të përzgjidhen të tria kategoritë ose vetëm ato që përbëjnë interes për përdoruesin. Përditësimi lejon edhe krijimin e një liste me të preferuar, kështu që përdoruesi mund të shohë vetëm postimet e njerëzve që dëshiron.
Reklamat do të vazhdojnë të jenë të dukshme. Opsioni i mëparshëm i Feed quhet Home.