Europol arrestoi ditën e sotme 5 hakerë Polakë të cilët ishin pjesë e grupit të hakimit Infinity Black.
Grupi i formuar në fund të 2018-ës shquhet për uebsajtin the Infinity[.]black website ku shesin akses në koleksione me kredenciale përdoruesish.
Koleksione janë grumbulluar nga sulme kibernetike realizuar ndaj kompanive të tjera në të kaluarën.
Burime të inteligjencës thonë se komuniteti i hakëreve kishte operuar edhe në kanalet në Discord dhe në platformën e-commerce Shoppy.gg.
Përmes këtyre kanaleve grupi reklamonte portalin e tyre por edhe mjete të ndryshme hakimi. Këto mjete janë përdorur edhe nga vetë Infinity Black.
Ky grup u hetua edhe nga autoritetet Zvicerane pas Infinity Black kishte fituar akses në një numër të konsiderueshëm llogarish që u përkisnin qytetarëve Zviceranë.
Humbjet e shkaktuara prej këtij grupi përllogariten në mbi 600 mijë euro. Databazat e konfiskuara nga Europol përmbanin mëse 170 milionë kredenciale përdoruesish. /PCWorld Albanian