A i provuat ndryshimet e reja në WhatsApp?

WhatsApp ka përditësuar aplikacionin dhe ka kryer ndryshimet e njoftuara një muaj më parë. Tashmë reagimet në mesazhe dhe shpërndarja e dosjeve me ngarkesë deri në 2GB janë pjesë e platformës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, në postimin e një dite më parë, cili ka shkruar: “Reagimet në WhatsApp nisin të funksionojnë sot”, shoqëruar nga ikonat që janë zgjedhur për këtë risi. Si ta përdorni? Mbani shtypur mesazhin ku dëshironi të reagoni dhe zgjidhni ikonën e preferuar.

Ndërkohë, po ndryshon edhe numri i personave që mund të marrin pjesë në një grup bisede. WhatsApp ka vendosur ta dyfishojë dhe nga 256 anëtarë, do të mund të jenë 512. Gjithsesi, ky përditësim do të bëhet ngadalë, ndërsa të tjerët tashmë janë të kryer dhe mund të përdoren nga të gjithë./tvklan.al