“Me iniciativën tonë si “Alternativë” dhe si Ministri e Kulturës, sot më në fund arritëm të realizojmë një qëllim madhor, me çka si qeveri sollëm vendim për themelimin e Teatrit Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup.”. Kështu, ministri i Kulturës Hysni Ismaili ka njoftuar për lajmin e madh për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Lidhur me themelimin e Teatrit ka reaguar edhe aktori Besfort Idrizi në rrjetin social facebook.
Së bashku me aktorin e madh shqiptar, Bajrush Mjaku, dhe gjithë themeluesit bashkë me stafin e Qendrës Teatrore për Fëmijë, çdoherë e kemi pasur mision të institucionalizojmë një teatër të tillë. Sigurisht se kjo ishte një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë.
Ndjehem i lumtur që tashmë Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj u bë realitet dhe njëkohësisht ndjej borxh që të shpreh një falënderim publik që pas disa viteve përpjekje më në fund kjo iniciativë hasi në mirëkuptim. U desh që në Ministrinë e Kulturës të vijnë kuadrot e “Alternativa”, si ish ministri z. Asaf Ademi e tani z. Hysni Ismaili, së bashku me shefin e kabinetit, z. Faton Fazliu, që kjo ide e jona e kamotshme të marrë një shtysë të fuqishme dhe përkrahje të gjerë për t’u realizuar përfundimisht.
Po ashtu falënderoj për përkrahjen edhe nënkryetarin e LSDM, z. Muhamed Zekiri, Ministrin për Diasporë, z. Edmond Ademi, si dhe të gjithë të tjerët që u angazhuan që fëmijët tanë ta gëzojnë të drejtën për kulturë.
Sot është festë për të gjithë fëmijët, prindërit, pedagogët dhe gjithsesi punonjësit teatrorë.
Urime të gjithëve!”, ka shkruar Idrizi.
/Schoolture.info/