Pamje të mrekullueshme të Maqedonisë së Veriut u publikuan mëngjesin e sotëm nga NASA. Videoja tregon nga hapësira rajonin e Prespës dhe dy liqenet më të mëdhenj natyrorë, atë të Ohrit dhe Prespës. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar i NASA-s është 420 km mbi Tokë, në orbitën e ulët të planetit. I duhen 90 minuta që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të përfundojë një rrotullim rreth Tokës. Gjatë kësaj 1/2 e kohës kalon në anën e errët të tokës. Gjatë periudhës së errët, mund të shihen vetëtima dhe dritë nga qytetet. /TV21/