Iniciativa e UNT-së: “Reverse Brain Drain”, kthimi i trurit në Maqedoninë e Veriut

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ndëmerr iniciativën ‘REVERSE BRAIN DRAIN’ (Kthimi i trurit) dhe i fton për angazhim të gjithë profesorët, kuadrin e kualifikuar Doktor Shkence, me thirrje shkencore docent e më të lartë, që për momentin punojnë nëpër universitete të ndryshme botërore, të vijnë dhe të kontribojnë në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në drejtimet dhe fakultetet që ka UNT-ja (www.unt.edu.mk).

Kjo iniciativë bëhet me qëllim që kuadrit cilësor, që ka lëshuar Maqedoninë e Veriut, ti ofrohet dhe ti jepet mundësia të kontribojnë dhe angazhohen në mësimdhënie ose hulumtime, projekte dhe inovacionet e tyre ndër Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

Të gjithë të interesuarit luten që aplikimin ta bëjnë në linkun më poshtë:

https://forms.gle/1x3nd7PtbtChJF6t6