Australi, inxhinierët zhvillojnë “pëlhurë inteligjente” nga muskuj artificialë

Një grup inxhinierësh në Australi zhvilluan “pëlhurë inteligjente” të bërë nga muskuj artificialë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas “Nation Thailand”, inxhinierët kanë prodhuar një “pëlhurë inteligjente” që besohet se do të hedhë dritë mbi të ardhmen e robotëve të butë dhe ekzoskeleteve.

Ekipi publikoi imazhe të teknologjisë që përfshin muskujt artificialë që punojnë në pëlhura në formën e fluturave dhe luleve. Këto pëlhura në formën e luleve dhe fluturave shihen të jenë fleksibël dhe në lëvizje.

Drejtuesi i grupit të punës, Thanh Nho Do, deklaroi se kjo teknologji në të ardhmen mund të përdoret në kostume të ndryshme si “Iron Man apo Spiderman”.

Ai deklaroi se materialet e përdorura janë shumë fleksibël dhe shumë të përshtatshme me trupin e njeriut.

Theksohet se “pëlhurat inteligjente” janë të programueshme dhe krijohen duke i thurur me fibra muskulore artificiale.