“Sot jemi shume të vetëdijshëm rreth autizmit si dukuri e cila prek fëmijët, familjet dhe shoqërinë tonë në përgjithësi!
Ky fenomen global i cili përmes statistikave dhe metodave të verifikuara shkencore të trajtimit të tij, për çdo ditë e më shumë është në rritje, alarmon mbi nevojën që ne të gjithë së bashku, si autoritete lokale dhe qendrore të ndërmarrim masa konkrete për të siguruar inkluzivitetin e nevojshëm shoqëror për të cilin sdo mend se kanë nevojë personat me nevoja të veçanta dhe në veçanti fëmijët autik!
Komuna e Tetovës gjithnjë ka përkrahur dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë trajtim institucional dhe profesional të këtij komuniteti shumë të veçantë shoqëror!
Pasi funksionalizuam projektin e përbashkët me UNDP për mësim inkluziv të fëmijëve autik në procesin edukativ në disa shkolla fillore përmes angazhimit të defektologëve profesional, ne gjitashtu mbështetëm edhe hapjen e qendrës për fëmijët autik “Fluturo për Jetën” në Tetovë, iniciativë kjo që zhvillohet në partneritet me fonacionin e znj. Liri Berisha që tani më operon me disa qendra të këtilla në disa qytete të Shqipërise dhe jo vetëm.
Sot ndaj me ju kënaqësinë e veçantë që me iniciativë të shoqatës joqeveritare IMAGO PLUS dhe mbështetje të Ministrisë për punë dhe politike sociale, pikërisht ketu në Tetovë, në hapësirat e Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të veçanta, përurojmë Qendrën për trajtim individual të fëmijëve autik, me sindromin Daun, fëmijët me paralizë cerebrale, si dhe fëmijët disleksik dhe disgrafik. Një qendër e tillë e shoqatës IMAGO PLUS që nga viti 2012 po funksionon me sukses në qytetin e Shkupit, dhe trajton gjitashtu një numër të madh të fëmijëve edhe nga Komuna e Tetovës! Prej sot këta fëmijë do të vizitojnë shtëpinë e tyre të shpresës këtu në Tetovë, që padyshim paraqet një lehtësim të madh për vetë fëmijët, si dhe për prindërit e tyre që deri dje ishin të detyruar të ndajnë mjete të konsiderueshme financiare për të derguar fëmijët në këtë përkujdesje shumë të nevojshme, larg shtëpive dhe vendbanimeve të tyre. Më lejoni që edhe njëherë të falemnderoj publikisht shoqatën Imago Plus dhe Ministrinë e punës dhe politikes sociale për këtë iniciativë sa të nevojshme po aq edhe humane!
Komuna e Tetovës ka qënë dhe do të mbetet një partner i përkushtuar që me të gjitha kapacitet e veta infrastrukturore, finaciare dhe njerëzore do të vazhdojë të mbështesë jo vetëm fillimin por edhe edhe funksionimin afatgjatë të kësaj qendre për trajtim individual të fëmijëve me nevoja të veçanta!
Besojmë se të qenurit i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët nuk është dhe nuk duhet përjetuar si një hendikep, por si një vlerë e shtuar e shoqërisë në të cilën jetojnë dhe po e ndërtojmë bashkë!
Fëmijët janë motivi, dashuria dhe elani jonë për jetën, janë forca që nuk njeh kompromise, mbi të cilën duhet të njohim të ardhmen!
Prej nesh pritet të veprojmë të koordinuar dhe në mënyrë solidare,duke bërë dhe duke dhënë më të mirën nga vetja, për të qëndruar besnik mbi përgjegjësitë që si prindër dhe udhëheqës të ndërgjegjshëm morrëm mbi vete!” Teuta Arifi