Maskat ngjyrë blu që ka përdorur shumica e popullsisë për të shmangur përhapjen e Covid-19 kanë një efektivitet shumë të ulët. Përfundimi ka dalë nga një studim kanadez i kryer nga Universiteti i Vaterlosë. Sipas kërkuesve shkencorë, këto maska kanë vetëm 10% efektivitet dhe mbrojnë shumë pak.
“Nuk ka dyshim që duhet të mbajmë maskë për mbrojtje, por njerëzit përdorin maska që nuk i rrinë fiks në fytyrë. Në hapësirat e shumta që krijohen, spërklat dalin”, tha udhëheqësi i studimit, Serhiy Yarusevych.