PËRSHKRIMI/ MASH flet për librin e parë digjital të matematikës: është gjithëpërfshirës

Është bërë inovacion në qasjen për mësimin e matematikës në funksion të realizimit të arritjeve më të larta të nxënësve dhe rritjen e arsimimit funksional në matematikë. Këtë e thonë autorët e librit të parë digjital të matematikës për klasën e katërt, prof.dr. Tatjana Atanasova – Paçemska dhe mësuesit Valdete Alia dhe Dobri Jovevski.

“Qasjen të cilën e ka përgjatë gjithë materialit është hulumtues – zbulues, teksti është dinamik, e ruan kërshërinë e nxënësit dhe krijon mjedis stimulues për mësim, përmes zgjedhjes së përmbajtjeve dhe aktiviteteve të cilat do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve nga mësimi. Nxënësit munden lehtë të lëvizin përgjatë përmbajtjeve, të cilat kanë komponentë dinamike dhe digjitale të pasuruara me detyra me nivele të ndryshme, ndërsa secili nxënës ka mundësi të përparojë sipas tempos së tij individuale që materiali e bën bashkëkohor dhe të hapur”, deklaroi Atanasova – Paçemska.

Sipas Atanasova – Paçemska, rëndësi të veçantë i kushtohet në pjesën e aktiviteteve hulumtuese dhe projektuese në lidhje me situatat e përditshme jetësore – dizajnim, modelim dhe projektim.

Aktivitetet japin mundësi që matematikanët e rinj “të dalin” nga klasa në treg, në kantier ndërtimi, në restorant, në udhëtim… të krijojnë ose simulojnë probleme reale në zgjidhjen e të cilave do të zbatojnë veprime matematikore të cilat janë mjet i përvetësimit përgjatë materialeve për mësim. Me këtë qasje të kreativitetit, të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, përveç ndaj matematikave, do të bëhet ndikim në përvetësimin edhe të kompetencave të tjera si zhvillim personal, zhvillim social, inovacion dhe gjithsesi kompetenca digjitale.

Autorja Valdeta Alia sqaron se me librin e ri të matematikës mësuesit do të kenë material bashkëkohor të cilin do ta shfrytëzojnë gjatë punës së tyre të përditshme në klasë.

“Presim që ky material do të zgjojë interesim edhe për krijimin e materialeve të reja inovative, shkëmbim të përvojave me kolegët e tyre, si dhe mundësi për realizim zë aktiviteteve të përbashkëta në mjedis të ndryshëm multietnik dhe multikulturor. Këto materiale ofrojnë zgjedhje të madh të detyrave të drejtuara kah përmirësimi dhe përforcimi i aftësive matematikore në arsimin funksional në pjesët ku nxënësit kanë shfaqur rezultate më të dobëta në testimet ndërkombëtare për matematikë”, tha Alia.

Mësuesi, Dobri Jovevski, tha se aktivitetet e ofruara në materialet për mësim japin mundësi që të realizohen të pavarur, në çifte dhe në grupe me çka përforcohet edhe puna ekipore, zgjohet shpirti garues dhe nxitet dashuria te nxënësit të mësojnë, të ushtrojnë dhe të praktikojnë matematikë.

“Si ekip ne u përpoqëm të hartonim materialet mësimore që të ishin gjithëpërfshirëse, me ngjyra dhe udhëzime të qarta për të ndihmuar secilin nxënës t’i përdorë ato sipas aftësive dhe nevojave të tyre. Ne po përgatisim nxënësit tanë për qytetarë aktivë evropianë që do të jetojnë dhe punojnë në epokën e re ‘teknologjike – digjitale’, në një ekonomi të bazuar në dije. Le të fillojë kjo përgatitje me materialet e para digjitale për mësimin e matematikës, ku kompetencat matematikore dhe digjitale do të fillojnë të krijohen, dhe do të fitohen dhe përmirësohen gjatë gjithë procesit arsimor”, tha Jovevski.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës përkujtojnë se shfrytëzimi i materialeve të reja për mësim fillon nga fillimi i vitit të ri shkollor si pjesë e procesit të reformave në arsimin fillor të cilat do të zbatohen në etapa. Qëllimi, siç theksojnë, është reforma në arsimin nëntëvjeçar të zbatohet gjatë pesë-gjashtë viteve të ardhshme, duke filluar që nga ky vit në klasën e parë dhe të katërt.