Numri i rasteve me linë e majmunëve në mbarë botën është rritur me 77 për qind në shtatë ditë, njoftoi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Që nga e hëna, kishte 6,027 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve në 59 vende, një rritje prej 2,614 rastesh nga 27 qershori, hera e fundit që OBSH publikoi raportin e saj.
Tre vdekje u regjistruan në Afrikë, ku lija e majmunëve konsiderohet endemike. Nuk ka pasur vdekje nga virusi në SHBA apo pjesë të tjera të botës.
Në Evropë, ku virusi është përhapur më shumë, janë 4,920 raste të konfirmuara, raporton cbsnews.
Njerëzit që identifikohen si homoseksualë, biseksualë ose burra që flenë me burra përbëjnë shumicën e rasteve, sipas raportit të OBSH-së.
Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se, pavarësisht atyre grupeve që përbëjnë shumicën e rasteve, çdokush mund të rezultojë pozitiv për virusin.
Periudha e inkubacionit nga momenti kur një person ekspozohet ndaj shfaqjes së simptomave të para mund të zgjasë nga pesë deri në 21 ditë, sipas OBSH-së.
Sëmundja fillon me ethe, dhimbje koke, lodhje, të dridhura dhe dhimbje muskulore. Lija e majmunit gjithashtu shkakton ënjtje të nyjeve limfatike.