MOLNUPIRAVIR/ Ilaçi i vetëm për momentin kundër kovid-19, MSH: Do ta sjellim shumë shpejt edhe tek ne

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të furnizohet me ilaçin “molnupiravir” i cili është ilaçi i vetëm kundër kovid-19.

Ata thonë se kanë kontaktuar me prodhuesin e ilaçit, kompaninë MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë bisedimet për tu furnizuar me ilaçin.

“Molnupiravr” është në formën e tabletës dhe mund ta pranojnë të gjithë pacientët që janë pozitiv me kovid-19.

Ai jepet në pesë ditë e para nga diagnostifikimi i virusit. Hulumtimet e deritanishme klinike tregojnë se me këtë ilaç, hospitalizimet janë ulur për 50 për qind, kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ilaçi dhe vaksina kundër kovid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat pengojnë formën e rëndë të sëmundjes, komplikimet ose rezultatin me vdekje”, kanë thënë nga MSH.