Edhe pse e qara është krejtësisht e natyrshme, shumë prej nesh ende përpiqen ta fshehin atë.
Shumica prej nesh fshehim këtë emocion normal, dhe kur dikush na pyet nëse ke qarë, ne mbulojmë fytyrën dhe themi se “jeni në rregull”.Në fakt, të qash nuk shenjë dobësie por shenjë force.
Ja disa arsye pse bën mirë të mos ndalësh lotët.
Derdhja e lotëve ka përfitime shëndetësore
Qarja ndihmon lirimin e toksinave nga trupi. Ajo shërben si një mekanizëm mbrojtës natyror kundër mikrobeve dhe baktereve të tjera. Herën tjetër që derdhni lot, mos harroni se trupi juaj ju mban të sigurt nga toksinat e dëmshme.
Lotët ju ndihmojnë të ecni përpara
Refuzimi për të pranuar një situatë të dhimbshme, duke vepruar sikur çdo gjë është e mirë, nuk do t’ju ndihmojë të dilni nga dhimbja dhe të ecni përpara. Lotët janë një mënyrë e mirë për të zbrazur ndjenjat
Të qarat ndihmojnë në lehtësimin e stresit
Kur qani, trupi juaj fillon të relaksohet. Ju më në fund jeni në gjendje të nxirrni jashtë emocionet që ju kishin mbërthyer, gjë cila ndihmon në lehtësimin e stresit. Kjo është arsyeja pse ju ndjeheni më mirë pasi keni derdhur lot.
Lotët ju ndihmojnë të kuptoni se si ndjeheni
A keni qenë ndonjëherë aq i tronditur apo i mërzitur sa nuk dinit si ndiheni? Lotët mund t’ju ndihmojnë të nxirrni emocionet tuaja, të relaksoheni dhe të kuptoni hapin tuaj të radhës./tesheshi.com/