Piktori Memeti në Shkup do të prezantojë projektin e tij të radhës

Piktori Miftar Memeti, do të ketë projektin e tij të radhës ditën e hënë më 26 gusht në objektin “Çifte hamam”, në Shkup, njofton Portalb.mk.“Bëhet fjalë për projektin “4 performanca, një ide”, i cili përfshin katër njësi tematike në të cilën autori ka punuar një kohë të gjatë , në fakt ai i është përkushtuar 10 vitet e fundit të karrierës së tij. Kjo punë 10 vjeçare e frymëzuar nga historia dhe kultura shqiptare, do të gjejë vendin e saj në hapësirën ekspozuese të objektit Çifte hamam, të cilat tërësisht përfshihen në idenë dhe qëllimin e autorit”, thuhet në lajmërimin e organizatorëve.