Data dhe vendi kur do të fillojë vaksinimi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se pasnesër në spitalin modular në Klinikën për sëmundje infektive do të filloj vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë në Kovid-Qendrat. Vaksinimi do të filloj në ora 10:00, dhe i pari që do të vaksinohet do të jetë personeli mjekësor që punon në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup.

Punkti në spitalin modular ku ka 6 pozicione për vaksinim, siç nënvizohet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, do të punoj në 2 ndërrime nga ora 08 deri në 20:00. Vaksinimin do të zbatojnë ekipet mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit-Shkup, sipas planit të miratuar, terminët për vaksinim do të jenë në çdo 10 minuta.