NEAL SEJFULLA/ Duke mashtruar vetveten!

Kush jam une?

Nuk është shumë e veshtirë që të kuptojmë ,por problemi është se diçka që na trazon dhe shqetëson zemren kur nuk dojmë që të premisojmë.Nuk jemi vetvetja shpesh bile harojm se pse egzistojmë nga arsyeja se dikush na ka lendu dhe na ka keqtrajtu edhe mendojm se gjithçka ka mar fund ,e me ja fillu prap prej te pares zor se mundemi me u adaptu dhe me ndryshu.Pesimisti është rruga që ne gjithmonë e ecim dhe nuk mundemi të marrim forcën të largohemi ,ne gjithmonë dashurohemi pas gjërave te bukura ,pas gjërave te cilat mendojmë se na falin qetësi ,pas gjërave që sado djegemi prap pamja na duket e bukur se fundja patjeter duhet të ju tregojmë të tjerëve se ne jemi mir,jemi verbëruar pas asaj se me patjetër para se ta veshim nje fustan t’i tregojmë botës se është brendi i fundit ,para se ta shijojmë kafen duhet ta fotografojmë se jo gjithë kush mund te pij jasht,të buzëqeshim në fotografij se kënaqemi pastaj eshtë në rregull edhe pse s‘flasim.

Që ta kemi vëmendjen e gjithë botës ne shkatrohemi çdo ditë e më tepër,adhurojmë jetën e një njeriut të famshëm për të vetmen arsyje se nuk e kemi parë që mërzitet ndonjëher,nuk qanë,atë nuk e lëndon askush,ai kombinon veshjen me veturen e tij,ai mund të blej ëndrrat e tij me para,duke haruar faktin se askush nuk i poston dështimet e tij.Dhe ende vazhdojmë të jemi në kërkim të asaj se si arrijnë një person në maje te suksesit “duke mos punuar dhe munduar për të”.

E di pse ndodhë kështu?

Ndodhë sepse nuk marim guximin te shkojm përtej vetes ,mashtrojm veten çdo dite se neser do të jetë dita jonë,neser do të ndryshojë,nga neser do filloj te kerkoj veten dhe prap gjejmë atë se çka nuk jemi .

Egoja ka zënë një vend të madhë në jetën tonë dhe ne e ujitim çdo ditë atë,ndërsa perdja e mashtrimit na ka verb sytë tanë.

Andaj mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj,në jetë askush dhe asgjë nuk mund të na ndihmoj derisa të fillojm ta ndimojmë VETEN.