KRIJIMET POETIKE ME TEMË “LIBRI”/ Deri më 15 prill Biblioteka e Tetovës do të pranojë aplikime

Krijimet poetike me temë “Libri”, do të mund të dërgohen deri më 15 prill në Institucionin Nacional Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë  në Konkursin e hapur në lidhje me Ditën Botërore të Librit,

“Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Tetovës dhe rajonit të Tetovës. Poezitë duhet të dërgohen me shifra. Emrat e konkurrentëve, titujt e poezive dhe shifrat të dorëzohen në zarfe të mbyllura veçmas”, bëjnë të ditur nga Biblioteka.

Materialet mund të dërgohen me postë ose drejtpërdrejtë në objektin e Bibliotekës, ndërsa autori i poezisë më të mirë do të shpërblehet.