Institucioni kombëtar “Biblioteka Koço Racin” nga Tetova me lëvdata dhe dhurata shpërbleu 14 lexues të cilët këtë vit ishin më të rregullt mes të gjithë anëtarëve. Për shkak të pandemisë nuk ishte mbajtur manifestimi, ndërsa të shpërblyerit individualisht janë thirrur.
“Janë shpërblyer 14 lexuesit më të rregullt, tetë nga pjesa për të rritur dhe gjashtë nga pjesa për fëmijë. Morën libra, çanta, kapela dhe gota me llogo të bibliotekës dhe lëvdata. Sipas evidencës kemi lexuese e cila ka marrë madje 42 libra për tërë vitin, edhe pse nga marsi deri në qershor nuk ka punuar biblioteka”, ka informuar Njomza Imeri Ismaili, drejtoreshë e bibliotekës “Koço Racin” nga Tetova.
Biblioteka e cila nuk ka punuar katër muaj këtë vit për shkak të pandemisë megjithatë shënon rritje të numrit të lexuesve dhe pse nuk janë huazuar libra.
Biblioteka e vazhdoi edhe anëtarësimin e të gjithë anëtarëve për ato katër muaj.