Kompensim për dhjetë profesorë për punimet e shpallura shkencore në revistat me faktor të ndikimit

Dhjetë profesorë nga universitetet  në Shkup, Manastir dhe Shtip  do të marrin kompensim  të mjeteve të paguara për shpallje të punëve shkencore në revista me faktor të ndikimit, referim në bazat e Web of Science ose Scopus për vitin 2018, 2019 dhe 2020.

Vendimin e solli Ministria e Arsimit dhe Shkencës me propozim të komisionit treanëtarësh i cili i shqyrton kërkesat  e autorëve të paraqitur në Thirrjen publike dhe sipas planit financiar të MASH-it për vitin 2020 dhe Rregulloren për realizim të së drejtës së çmimit  të njëhershëm për shpallje të punimit shkencor për kompensim të mjeteve në  shpalljen e  punëve.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, komisioni ka konstatuar se në periudhën nga 19 marsi i vitit 2019  përfundimisht me 27 tetorin e vitit 2020 janë dorëzuar 15 këkesa nga subjektet të cilat kryejnë  veprimtari hulumtuese-shkencore dhe se 10  subjekte/autorë të paraqitur tërësisht  i plotësojnë  kushtet dhe  kriteret e thirrjes.