Kemi hedhur sytë nga komodinat, kemi mbajtur shënime, kemi nxjerrë nga libraritë vëllime librash që nuk kishim shfletuar për një kohë të gjatë dhe u kemi hequr pluhurin, kemi ndjerë edhe një herë fuqinë – magjike dhe ngushëlluese – të leximit.
Për këtë arsye vendosëm të ndajmë me ju listën e librave që po na shoqërojnë në këto ditë brenda mureve të shtëpive tona. I vetmi vend që na bën të ndjehemi të sigurt. Ja disa libra që ju rekomandojmë:
“Njëqind vjet vetmi”
Gabriel Garcia Marquez
Një sagë e mrekullueshme familjare, ajo e shtatë brezave të Buendiave, tregoi me atë realizëm magjik që aq shumë famë i dha shkrimtarit, duke inaguruar një zhanër të vërtetë letrar, tipik për letërsinë e Amerikës Latine. Ngjarjet e “Njëqind vjet vetmi” ndodhin në qytetin imagjinar kolumbian të Macondos, një mikrokozmos i veçuar, në të cilin vija ndarëse midis të gjallëve dhe të vdekurve është e paqartë dhe të parëve u jepet dhurata tragjike mendjemprehtësisë. Të gjitha në sfondin e një mesazhi dramatik të izolimit: shëmbëlltyra e familjes ndjek atë të vetmisë dhe humbjes që shkruhet në fatin e Macondos, sepse “Sekreti i plakjes mirë të kesh bërë një pakt ndershmërie me vetminë”.
“Historia”
Elsa Morante
Roma, Lufta, rilindja pas makthit, një udhëtim mes njerëzve pas frikës. Burra dhe gra të plagosur nga një përvojë që do t’u lërë shenjë përgjithmonë dhe do të ndërgjegjësohen, ngadalë dhe me dhimbje, se asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. “Historia” është një roman me mijëra zëra që hyn në rrënjët e historisë italiane dhe që rrëfen shumë me emra. Se si ishin dhe se si do të ishin bërë.
“Letër për një fëmijë të palindur”
Oriana Fallaci
Nuk është një monolog i thjeshtë apo një këndvështrim por është shpërthimi i një gruaje, e cila tregon ato që do të thoshin shumë gra të tjera. Në faqet e “Letër një fëmije të palindur” ka një kërkim të vazhdueshëm për atë që është e drejtë ose e gabuar, të mendimeve kontradiktore të çdo gruaje të vetme dhe të emancipuar, e cila përballë ngjarjes së çuditshme të shtatzënisë, e gjen veten duke menduar dhe përpjekur për të kuptuar, me fjalë që prekin dhe i flasin çdo gruaje.
“Manuali i luftëtarit të dritës”
Paulo Coelho
“Luftëtari i dritës është ai që është i aftë të kuptojë mrekullinë e jetës, të luftojë deri në fund për diçka në të cilën beson, dhe pastaj të dëgjojë këmbanat që deti bën të jehojnë në shtratin e tij “. Një kërkim shpirtëror, drejt dritës që mund të zbatojmë çdo ditë në jetën tonë. Mendime dhe këshilla që janë brenda mundësive të secilit dhe në çdo faqe, madje edhe duke hapur ndonjë faqe, rastësisht.
“Thirrmë m e emrin tënd”
André Aciman
Arritja deri në fund të këtij libri është një betejë me veten. Me gjithë dhimbjet që menduam se i kishim kapërcyer dhe gëzimet që nuk ishim në gjendje t’i tregonim. Ata që kanë parë vetëm filmin duhet të hedhin një hap prapa, të fillojnë atje ku filloi e gjitha dhe të zhyten në faqet e “Thirrmë m e emrin tënd”. Nga ai vështrim fatal, nga ajo dashuri që nuk lë rrugëdalje.
“Pulëbardha Jonathan Livingston”
Richard Bach
Për të gjithë ata që për momentin mendojnë se “t’ia dalësh është e pamundur”. Për të gjithë ata që kanë nevojë për një pikë referimi, një krah, një shkëmb. Ky libër kurrë nuk pushon së mahnituri. Ri-leximi është gjithmonë si hera e parë. Sepse “Pulëbardha Jonathan Livingston” prek kordat e duhura, në çdo moshë.
Burimi: Prive