Doli nga shtypi libri “Përmbledhje detyrash të zgjedhura nga matematika për maturën shtetërore” i profesorit Erbin Abazi

Profesori Erbin Abazi ka njoftuar se ka dalë nga shtypi libri i tij i parë “Përmbledhje detyrash të zgjedhura nga matematika për maturën shtetërore”, raporton Schoolture.info

“Të dashur miq, kolegë e dashamir.

Fillimisht ju uroj ditën më madhështore të kombit, ditën e diturisë, ditën e mësuesit. Jam mirënjohës për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka që ne sot të mësojmë të lirë në gjuhën më të bukur në botë.

Kjo datë e rëndësishme mua personalisht më gjeti më një libër. Të dashur dua të ju informoj se pikërisht me 7 Mars doli nga shtypi libri im i parë “Përmbledhje detyrash të zgjedhura nga matematika për maturën shtetërore”.

Këtë libër e dedikoj për familjen time, kolegëve dhe atyre që i duam shumë, nxënësve tanë”, ka shkruar profesori Erbin Abazi.

Schoolture.info