“Krushqit e Këngës” e poetit Daut Dauti është renditu në mesin e pesë librave më të mirë poetik në Mbrëmjen Poetike të Strugës.
“Një valorizim i jashtëzakonshëm për librit tim me poezi, “Krushqit e këngës” që nga 33 vepra, hyri në “finalen” e pesë librave më të mirë poetikë në gjuhën maqedonase botuar midis dy manifestimeve të Mbrëmjeve Poetike të Strugës …Urime fitueses së çmimit “Vëllezërit Milladinov”, poeteshës Lidija Dimkovska”, ka shkruar Daut Dauti në rrjetin social facebook.
Fitues e çmimit “Vëllezërit Milladinov” është poetja e njohur maqedonase Lidija Dimkovska. Dimkovska është fituese e çmimit për përmbledhjen e saj me poezi “Gjendja kufitare” botuar nga Ili-Ili.
Përgatiti: Schoolture.info