Me 12 qershor, rreth orës 08:00, alpinistja Uta Ibrahimi ngjiti edhe majen “Gashurburum 1” (8,058 metra lartësi mbidetare), majen e 11-të më të lartë në botë, pjesë e vargmalit Karakorum, në Pakistan.
Rruga deri në maje të tilla asnjëherë nuk është pa të papritura, për shkak të terrenit të egër, motit të paparashikueshëm, akullnajave dhe orteqeve. Për të arritur deri në kampin bazë (5,200m), është dashur të ecë 150-160 km nëpër kampe të ndryshme, një shteg i përzimë me gurë (morane) e akullnaja.
Ngjitja prej Kampit bazë deri në Kampin 2 (6500m) ka qenë ngjitje krejtesisht pa litardhe mjaft e rrezikshme sidomos per faktin e cravasasve – mirëpo ngjitjet janë bërë me litar në mes të ngjitësëve të ndryshëm.
Për në Kampin 3 (7,200m), ngjitja ka qenë kryesisht teknike, me pjerrtësi prej 50-65% dhe gurë e akull.
“Ngjitjet nga kampi në kamp janë përgatitje e rëndë për sulmin drejt majes, por janë edhe mundësi e mirë për të takuar dhe biseduar me alpinistë nga e gjithë bota dhe kuptohet, për të ju treguar për Kosovën tonë, për malet tona. Me shumë prej tyre e vazhdoj bisedimin edhe pas ekspeditës, dhe në raste të njejta, disa edhe e kanë vizituar Kosovën.” – shprehet Uta Ibrahimi.
Nga Kampi 3 fillon edhe sulmi drejt majes (11 qershor, ora 18:30). Pjerrtësia prej 60% dhe mungesa e litarit e ka bërë ngjitjen më të ngadalshme sesa ishte planifikuar. Në 150 metrat e fundit, së bashku me ekipet tjera (10 persona), është fiksuar litari dhe është vazhduar ngadale drejt majes. Gjatë sulmit drejt majes ishte një acar i madh dhe gjatë gjithë natës kishte rreshje të shumta bore, dhe si rezultat, Uta dhe një pjesë e ekipit marrin ftofje të mushkërive. Por, prap se prap, Uta ngjitet në majen Gasheburum 1 (8,058m) në ora 08:00.
“Kjo është maja e 5-të 8,000 metërshe që e kam ngjitur, çka zyrtarisht më bën alpinisten e vetme në Ballkan që i ka ngjitur 5 maje mbi 8,000 metërshe – duke e kaluar alpinisten nga Sllovenia (e cila i ka 4 maje të ngjitura). Kam ende maje për ti ngjitur (edhe 9 tjera), por nuk do të ndalem. Jam shumë e lumtur që vazhdoj të promovoj Kosovën nëpër ngjitje, të vendosi flamurin tonë kudo që ngjitem, dhe të ju tregoj botës për bukuritë tona natyrore që vlenë të vizitohen” – ka thënë Uta nga Islamabadi, Pakistan.
Maja Gasheburum 1 (8,058 m) është ngjitë për herë të parë prej Amerikanëve në 1958 nga një rrugë tjetër, dhe me pas ne vitin 1980 nga një ekspeditë japoneze, kah faqja veriore, shteg të cilin e ka ndjekë edhe Uta Ibrahimi.
Kjo ngjitje është pjesë e ekspedites “14 majet e Himalajeve”, e filluar nga Uta Ibrahimi për të ngjitur gjithsejt 14 majet më të larta të botës – një ekspeditë që shumë pak e kanë realizuar në botë (deri mëtani 3 gra te vetme nga e gjithë bota).
Kjo ekspeditë është përkrahur nga: Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit te Kosovës, Red Bull, Park Hote- Shkup, Aeroporti i Prishtines-Limak, Turkish Airlines dhe Familja Begeja. /Botasot/