Kinema falas në ambient të hapur në parkun para QRK-së

Me projeksionin e filmit “Lufta e ftohtë” të regjisorit Pavel Pavlikovski sonte në parkun para QRK-së do të fillojë edicioni i parë i “Kinemasë në bar”, në kuadër të të cilit në pesë ditët në vijim do të shfaqen projeksione filmike pa pagesë. Deri më 27 korrik do të shfaqen gjithsej pesë filma për të cilët është siguruar përkthim në gjuhën maqedonase. Të gjitha projeksionet do të fillojnë në orën 21:00, përveç atij më 26 korrik, kur do të fillojë në mesnatë. Do të shfaqen edhe filmat “Dogmen” në regji të Mateo Garone, “Loro” e  Paolo Sorentinos është më 25 korrik, “Çlirimi i Shkupit” i Rade Sherbexhijës më 26 korrik, ndërsa të shtunën, 27 korrik, “Kinemaja në bar” do të përfundojë me filmin “Kufiri” të Ali Abazit.