Edhe nga shtatori regjistrimi në kopshte vetëm me karton të rregullt të vaksinave

Prindërit e fëmijëve të cilët nga shtatori do të regjistrohen në kopshte duhet të dorëzojnë  edhe karton të rregult të vaksinave siç është shënuar me ligj,  madje edhe nëse përfundon epideMEDIAL e fruthit.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sot deklaroi se Qeveria është konsistente  në respektimin e ligjeve,  të cilat edhe deri më sot porosisin se  fëmijët e jovaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë, as në kopsht, sepse, siç potencoi,  e mira individuale  nuk mund të jetë para asaj kolektive.

“Që të mund t’i mbrojmë të gjithë fëmijët e rëndësishme është ato të vaksinohen dhe kjo është praktikë borërore dhe  konsideroj se  duhet të vazhdohet. Ne si Qeveri  vetëm i respektojmë  ligjet  të cilat shumë vite para nesh janë sjellur”, theksoi Carovska.