Trill indian: të martohesh me dasmë luksoze por pa… nuse!

Dëshira e vetme e Ajay Barot ishte të pasurit një martesë madhështore. 27-vjeçari donte një martesë ashtu siç e pati kushëriri i tij. Ndërkohë që dëshira e tij e gjatë u përmbush, dasma e tij kishte një element që mungonte: nusen.

Po, Ajay ia kishtë mësyrë martesës, qoftë edhe pa nuse. Arsyeja?

Familja e Barot vendosi të përmbushë ëndrrën e Ajay duke i bërë atij një martesë luksoze, por fatkeqësisht, ishte e pamundur që ata të gjenin një nuse të përshtatshme për Ajay, duke qenë se ai ka aftësi të kufizuara të mësuarit.

Prandaj, ata vendosën të mbanin dasmën pa nuse, por siguroheshin që të gjitha ritualet dhe traditat indiane të Gujaratit të ndiqeshin ashtu siç duhet.

Ashtu si një martesë e rregullt, ditës së ceremonisë u zbatuan të gjitha traditat, ku morën pjesë familja dhe miqtë e ngushtë.

Ditën tjetër, Ajay dukej një dhëndër i lumtur në veshjen e dasmës – me kostum me detaje të arta, kapelë të bukur rozë dhe kurorë të kuqe dhe të bardhë. /tesheshi.com/