Apeli ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e shitjes së librit të Stojan Andovit

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar ndalimin për shitjen e librit të Stojan Andovit. Me këtë shfuqizohet vendimi i gjykatës më të ulët, e cila më 21 mars, solli vendim për ndalimin e librit të Andovit për shkak t padisë së ish ministrit për punë të brendshme Lubomir Fërçkovski.

Gjykata kishte shqiptuar masën e përkohshme- ndalim për shitje të librit të Andovit “Deri te atentati dhe pas tij”, sepse në të ka implikuar përfshirje të Fërçkovskit në atentatin ndaj Kiro Gligorovit.

Vetë ideja për ndalim të librit që flet për periudha të rëndësishme nga historia e vendit tonë është veprim i gabuar, kishte thënë atëherë Stojan Andov, i cili ka paralajmëruar se do të shfrytëzoj gjitha mjetet juridike që të shfuqizoj vendimin. /Schoolture.info/