Prej kohësh pa vizitorë nga Covid, 11-vjeçarja luan muzikë për kafshët në Tajlandë

Një 11-vjeçare në Tajlandë ka performuar muzikë me piano në një kopsht zoologjik.

E veshur me një kostum të krokodilit, Seenlada Supat ka zhvilluar prej javësh koncerte në kopshtin e hapur Khao Kheow në juglindje të Bangkokut.

Ajo ka zgjedhur këtë formë për t’i bërë shoqëri kafshëve gjatë kohës kur nuk kishte vizita për shkak të rasteve me Covid-19.

Unë jam duke luajtur muzikë për t’i qetësuar kafshët, për t’i ndihmuar ata të ndihen të relaksuar dhe për t’u bërë atyre shoqëri që të mos jenë shumë të vetmuar”, ka thënë Supat.

Muzika e saj është një ndërthurje e këngëve popullore dhe pop-it tajlandez dhe kjo duket se po godet një akord me kafshët e kopshtit zoologjik./abcnews.al