Hasani: Historisë së pandemisë po i vjen fundi

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë, për heqjen e maskave në ambient të hapur.

Ka deklaruar, se ky vendim e mbush me shpresë, se historisë së pandemisë së Covid-19 po i vjen fundi.

“Ne mjekët më së miri e dijm vështirësinë e të mbajturit maskë. Vendimi i fundit për heqjen e maskave në ambiente të hapura, jo vetëm që më gëzoi por me mbushi me shpresë se historisë së pandemisë po i vjen fundi. Megjithatë, vaksinohuni, respektoni masat, mbani distancë!”, shkroi Hasani në “Facebook”, transmeton TV21.