Pas raportit alarmues të UNESCO-s, Zaev mblodhi në takim ministrat

Kryeministri Zoran Zaev dje së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi thirrën ministrat e Kulturës Irena Stefoska, atë të Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe Drejtorin e Hekurudhave të Maqedonisë Hari Llokvenec për të analizuar gjetjet e raportit alarmues, të cilin UNESCO ua dërgoi institucioneve kompetente për situatën në rajonin e Ohrit, njofton Portal.mk.

Sipas shërbimit për me të Qeverisë, Zaev në takim theksoi se angazhimi i Qeverisë është që të ruajë statusin e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Ohrit, duke pasur parasysh rreziqet reale dhe mundësinë që kjo trashëgimi natyrore dhe kulturore të shpallet zonë e rrezikuar. Ai tha se qëllimi është të mbrojë rajonin si dhe shtetin e së drejtës dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Kryeministri Zaev në takim theksoi se drafti i raportit të UNESCO-s duhet të pranohet si një tjetër alarm i fortë deri më tani për situatën në Rajonin e Ohrit dhe se tani ekziston nevojë e madhe për nivel më të lartë të angazhimit midis të gjithë aktorëve për të mënjanuar të gjitha rreziqet të cilat rrezikojnë liqenin e Ohrit. Ishte theksuar se Qeveria do të insistojë në përfundimin e procesit të largimit të të gjitha ndërtesave të ngritura në mënyrë të paligjshme që janë një rrezik për Rajonin e Ohrit dhe për atë qëllim do të organizohen iniciativa me kryetarët e Ohrit, Strugës dhe Debarcës, që secili institucion të marrë menjëherë përgjegjësitë e tij, si dhe të anulojë të gjitha aspektet e projekteve të dëmshme që janë trashëgimi e së kaluarës, të tilla si, për shembull, projektet e Subrata Roj dhe Qeverisë deri në vitin2016, Ljubanishta 1 dhe 2,” thuhej në komunikatë.

Në takim u theksua se Qeveria do të ndërmarrë gjithçka që është në kompetencën e saj, si dhe aktivitete për koordinimin me Qeverinë e Shqipërisë për çështje me interes të përbashkët për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe zonës bregdetare.

“Qeveria do të ndërmarrë hapa urgjentë për ekipim të kuadrit profesional në institucionet më të rëndësishme si Enti dhe Muzeu i Ohrit, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe institucione të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ndërsa të njëjtët pritet ta bëjnë edhe komunat në kompetencat e tyre. Në takim u ra dakord që të vazhdohet koordinimi midis institucioneve kompetente me një ritëm të përshpejtuar dhe të paraqitet një përgjigje e përshtatshme për UNESCO-n në lidhje me draft raportin alarmues, ndërsa pasi të përfundojë analiza e plotë, të gjitha gjetjet do të paraqiten në publik nga Kryeministri dhe të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve publike”, thuhej në kumtesën e Qeverisë.

Ndryshe, drafti i fundit i raportit të UNESCO-s përmban kritika dhe thekson rreziqet në secilën prej fushave të shqyrtuara, nga urbanizimi dhe ndërtimet ilegale, përmes turizmit dhe mbrojtjes së biodiversitetit e deri te infrastruktura dhe trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza.

UNESCO në draft raport konkludon që aktivitetet e kërkuara nga viti 2017 nuk janë përfunduar, projektet dhe planet kërcënuese janë ende duke u zhvilluar, kurse ndërkohë janë shfaqur kërcënime të reja. Problemet me menaxhimin e rajonit, zbatimi i dobët i ligjeve, planifikimi i dobët i qytetit dhe projekte joadekuate, kanë rezultuar në përkeqësim serioz të peizazheve urbane, rurale dhe natyrore, me çka, konstatojnë ata, janë përmbushur kushtet për përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që është në rrezik.

Misioni ka vërejtje se autoritetet e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë plane, por vetëm në letër, pa zbatim ose me zbatim shumë të ngadaltë. Ata venë në pah koordinimin e dobët midis institucioneve në të dy vendet, të udhëhequr ndonjëherë nga prioritete krejtësisht të ndryshme, si dhe përqendrim dhe dëshirë të tepruar për turizëm masiv, në vend të turizmit të qëndrueshëm dhe ekologjik.

UNESCO tregon qartë dhe saktë atë që publiku në Maqedoni e di shumë mirë, ndërkohë që autoritetet qendrore dhe lokale heshtin. Është fakt që një numër tepër i madh i ndërtesave të paligjshme në zonën e mbrojtur u krijuan duke u tallur me ligjet dhe rregulloret, kur ishte ndaluar ndërtimi, por jo edhe adaptimet, zgjerimet dhe anashkalimet e tjera të ngjashme të vendimeve, me të cilat edhe viteve të fundit në mënyrë aktive vazhdoi rrezikimi i natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Vendimet e komunave përfshijnë përjashtime nga moratoriumi mbi një numër aktivitetesh ndërtimore, duke e shfuqizuar në fakt dispozitën. Prandaj UNESCO në këtë draft raport kërkon gjithashtu zgjatjen e moratoriumit, por këtë herë për të vërtetë, duke kufizuar të gjitha përjashtimet e mundshme që në të vërtetë janë kërcënime dhe kufizime vetëm të përjashtimeve reale në lidhje me menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta. Asnjë aktivitet tjetër nuk guxon të lejohet.

Komuna e Ohrit, si reagim ndaj raportit, renditi dhjetëra aktivitete që ishin ndërmarrë gjatë një viti e gjysmë, por pa shqyrtim real se sa krejt ajo ka kontribut të vërtetë në ndryshimin e pamjes në rajonin e tyre. Prandaj, vërejtja e UNESCO-s se zbatimi i planeve dhe politikave po përparon ngadalë dhe se nuk është e përshtatshme për të adresuar urgjencën dhe ashpërsinë e situatës aktuale në rajon, as që ato janë mjaft efektive për të ndryshuar ndonjë gjë.