Në tre qytete të Maqedonisë së Veriut deri më 26 gusht do të shfaqen filma dhe muzikë filmash për përvjeotrin e 30 të Pavarësisë së Maqedonisë.
“Kultura filmike është titulli i manifestimit, i cili do të zhvillohet prej sot e deri më 26 gusht. Ngjarja është pjesë e kremtimit të qeverisë për 30 vjetorin e pavarësisë”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që do të shfaqet përzgjedhja e filmave të shkurtër, dokumentarë dhe filmave artistik nga produksioni maqedonas.
Raportohet që deri më 22 gusht do të ketë shfaqje në Tetovë, ndërsa sikurse edhe në Qendrën për Kulturë në Manastir, ndërsa në Kinotekën e Shkupit më 22, 25 dhe 26 gusht.
“Në kuadër të manifestimit do të ketë edhe akademi solemne me temë “Filmi artistik maqedonas në dekadën e ardhshme”, dhe në secilin qytet do të zhvillohen koncerte me muzikë filmike të titulluara Filmi mund të dëgjohet”, raportojnë nga Ministria e Kulturës. /Portalb/