Kabineti i Kryeministrit Zaev shpalli konkurs për tregime dhe poezive për fëmijë

Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për zgjedhjen e tregimeve dhe poezive për publikimin e librit për fëmijë “Udhëtimi im në Fantazi”. Tema buron nga ngjarja e fund vitit “Letër nga Fantazia”, në të cilën gjatë shoqërimit të Kryeministrit Zaev me nxënësit, u prezantua përralla e dizajnuar dhe e shkruar në mënyrë që të stimulojë imagjinatën dhe kreativitetin fëmijëror me qëllime pedagogjike dhe më të gjera, si nxitje që fëmijët të lexojnë libra.

Në “Letrën nga Fantazia”, rrëfehet për vendin Fantazia në të cilin jetojnë miqtë më të mirë të fëmijëve – Piter Pani, Zoki Poki, Flokëarta, Hirushja, Doktor Ohdhemb, ariu Winnie Pooh dhe shumë të tjerë, të cilëve u kërcënohet rreziku nga zhdukja, në rast se fëmijët nuk lexojnë libra dhe nuk shoqërohen me ta. Rreziku vjen nga Dragoi i madh i zi, i quajtur “ASGJË” dhe vjen pas heronjve kryesorë, të cilët mund të shpëtohen nga fëmijët që e duan fjalën e shkruar dhe duan të lexojnë libra.

Konkursi i quajtur “Udhëtimi im në Fantazi”, i inkurajon fëmijët të shkruajnë tregim ose poezi në të cilën flasin për aventurat e tyre në vendin e Fantazisë dhe se si me punimet e tyre, leximin dhe dashurinë ndaj librave, ndihmojnë heronjtë në luftën për shpëtimin e vendit Fantazia, me çka nuk do të lejohet zhdukja e heronjve të tyre nga përrallat.

Poezitë dhe tregimet do të shqyrtohen nga Komisioni shtatë anëtarësh, i përbërë nga katër shkrimtarë të njohur të fëmijëve dhe shkrimtarë të rinj, një përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe një nga Ministria e Kulturës, si dhe një përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si Kryetar i Komisionit dhe redaktor i botimit.

Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë të gjithë nxënësit e klasës së dytë, të tretë dhe të katërt, të shkollave publike dhe private në vend. Çdo nxënës ka të drejtë të paraqet vetëm një tregim ose vetëm një poezi.

Punimet e autorit (tregime ose poezi) të nxënësve, dorëzohen te mësuesit/mësueset e tyre si mentorë të tyre, në formë digjitale (word document), në gjuhën amtare ose në çfarëdo gjuhe tjetër, në të cilën nxënësit mund të shprehën me më shumë kreativitet. Tregimet duhet të jenë në format të përshtatshëm për lexuesit e hershëm (deri në 500 fjalë), ndërsa poezitë të jenë deri në katër (4) strofa.

Titulli i “word dokumentit” duhet të përmbajë emrin e poezisë/tregimit, ndërsa në vetë dokumentin, poshtë punimit duhet të qëndrojë emri dhe mbiemri i nxënësit/nxënëses që e ka shkruar, emri dhe mbiemri i mentorit/mentores, telefoni dhe e-mail i mentorit/mentores.

Mësuesit/mësueset , të gjitha tregimet e mbledhura ose poezitë duhet t’i dërgojnë në e-mailin zyrtarë tek udhëheqësit e tyre të shkollës, më së voni deri më 9 qershor 2019, deri në orën 12:00. Udhëheqësit e shkollave, poezitë dhe tregimet e marra përmes postave elektronike zyrtare, t’i dërgojnë në konkursi@vlada.gov.mk, më së voni deri më 10 qershor 2019, deri në orën 18:00. Të gjitha porositë elektronike që do të arrijnë pas këtij afati, do të konsiderohen si të paplota dhe nuk do të merren parasysh. Për pyetje ose informata shtesë, palët e interesuara mund të shkruajnë në: konkursi@vlada.gov.mk

Pas skadimit të afateve, Komisioni do të shqyrtojë punimet dhe do të vendosë se cilat tregime dhe poezi do të bëhen pjesë e një botimi të botuar deri më 30 gusht të vitit 2019, ndërsa rezultatet e tregimeve dhe poezive të zgjedhura do të shpallen publikisht në shtator të vitit 2019.

Punimet e përzgjedhura do të publikohen në botimin “Udhëtimi im në Fantazi”, i cili do të botohet në tirazh dhe do të promovohet në ngjarjen në prag të Vitit të Ri  në dhjetor të vitit 2019, e më pas do të dhurohet për të pasuruar fondin e bibliotekës në të gjitha shkollat fillore dhe bibliotekat e qytetit në vend. Më shumë detaje në:  vlada.mk/detski-konkurs