INTERVISTA/ Mbi 48 mijë vizitorë, 70 Shtëpi Botuese, ja si kaloi Panairi i Librit këtë vit

Tre ditë më parë ka përfunduar edicioni i 31 i Panairit të Librit. Këtë vit Panairi është vizituar nga rreth 48 mijë vizitor, që është numër më i madh për dallim nga vitet tjera. Schoolture.info ka kontaktuar me projekt-menaxheren e Panairit të Librit, Sanja Kondarko, e cila është shprehur se oferta e begatshme ka ndikuar që Panairi këtë vit të ketë rritje të vizitorëve. Sipas saj përkrahje e madhe ka ardhur edhe nga Ministria e Kulturës e cila ka mbështetur organizimin e Panairit.

Më poshtë e keni edhe intervistën e plotë:

Schoolture: Sapo ka përfunduar Panairi i 31-të i Librit. A mund të na thoni se cilët janë përshtypjet e para ?

Panairi i 31 i Librit i cili zgjati nga 8 deri më 14 maj 2019 në VIP Arenën- Boris Trajkovski, e ka tejkaluar vitizitueshmërinë e zakonshme nga ana e lexuesve. Na gëzon fakti se Panairin e kanë vizituar 48.000 adhurues të fjalës së shkruar, prej të cilëve 40 për qind ishin nxënës.

Edhe këtë vit e kishim përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, që ishte e një rëndësie të madhe për vet manifestimin dhe për veprimtarinë botuese. Bashkëpunimi i suksesshëm me Republikën e Hungarisë dhe me ambasadën e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila këtë vit ishte vendi në fokus të Panairit, si dhe bashkëpunimi me Ndërmarrjen Transporti Publik me vendosjen dy linjave të autobusëve që më lehët lexuesin të këtë qasje deri tek manifestimi më i madh kulturor, kanë rezultuar, që edhe përkundër ndryshimit të lokacionit të Panairit të Librit, këtë vit Panairi ta përforcoj ekzistimin e tij, pa dallim vendit ku organizohet. Këtë Panair, do ta mbajmë mend me numrin e madh të botimeve të reja të librave, ardhjen e shumë autorëve vendor dhe të huaj, por edhe për rritjen e numrit të vizituesve të Panairit të Librit.

Schoolture: Sa Shtëpi Botuese kanë marrë pjesë këtë vit në Panairin e Librit

Në edicionin e 31 të Panairit të Librit 2019, kanë marrë pjesë rreth 70 Shtëpi Botuese nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Hungaria, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Danimarka.

Schoolture:  Numri i vizitorëve sipas të dhënave këtë vit ka qenë 48 mijë qytetarë. Çka paraqet për ju ky numër? A është më i madh se numri i vitit të kaluar ose po bie interesimi i qytetarëve për librin?

Tradicionalisht, Panairi i Librit është një nga manifestimet më të vizituara në Maqedoni. Si ngjarje më e madhe kulturore, zakonisht tërheq rreth 40 mijë vizitorë, ndërsa vitin e kaluar ishte vizituar nga 45 mijë vizitorë. Këtë vit Panairi i librit arriti vizitueshmëri prej rreth 48 mijë vizitorë, ndërsa kjo ka të bëj me programin e pasur të botimeve të reja, mundësin për takime direkte me autorë të huaj dhe vendor. Këtë vit, programi u pasurua edhe me prezantimin e literaturës hungareze dhe Hungarinë si shtet në fokus. Në tendën e posaçme, Ambasada e Hungarisë ka prezantuar veprat hungareze të publikuara në gjuhën maqedonase në vitet e fundit. Ajo që mund të lavdërohet ky shtet është fakti se kanë numër të  madh të botimeve, me shumë autorë që kanë fituar çmime dhe vepra që mund të gjenden rreth botës, ndërsa pikërisht në Panairin e Librit publiku kishte mundësi personalisht të takohet me autorët Edina Svoren dhe Lasllo Bagoshi, si dhe përkthyesit maqedonas të literaturës hungareze Paskall Gillevski dhe Zllatko Panzov. Përpos librave më të dalluara hungareze, gjatë kohës së Panairit, pati prezantim edhe të librave modern hungarez për fëmijë.

Panairi i Shkupit do të bëj përpjekje me ndihmën e institucioneve relevante që të mbajë këtë trend pozitiv të interesit për librin dhe fjalën e shkruar dhe të ngritet vetëdija për lexim në nivel më të lartë gjatë tërë vitit.

Schoolture: Vizitorët për cilat zhanre interesohen më shumë, çfarë ata pëlqejnë dhe dëshirojnë të lexojnë?

Panairi me ofertën e saj të begatshme ka ofruar libra për shijen e secilit dhe ka përfshirë vepra nga autor të huaj dhe vendor, vepra klasike bashkëkohore, literature profesionale dhe shkencore, enciklopedi, vepra nga fusha e kulturës dhe artit, libra për të rinj dhe fëmijë, libra shkollor dhe galanteri, hulumtime.

Besoj se çdo vizitor, ka mundur të gjejë atë që e kërkon dhe me këtë ta kënaq veten e tij si lexues.