Më 4 maj 2020 (e hënë), me fillim në ora 11:00 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup do të mbahet konfrenca shkencore e titulluar “Veshjet tradicionale në trevat shqiptare”,.
Hapjen e konferencës do ta bëjë koordinatori Sefer TAHIRI, kurse fjalë përshëndetëse do të ketë drejtori të ITSHKSH-së, Skender ASANI.
“Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve- Shkup ka nderin të organizojë konferencën shkencore me temë “Veshjet tradicionale në trevat shqiptare”. Gjatë kësaj konference, do të prezantohen variacionet e shumta të motiveve të shumta në veshjet tradicionale në trevat shqiptare, si vlerë e trashëgimisë kulturore. Një pjesë të punimeve shkencore do ti prezantojnë vetë studiuesit që janë të panishëm sot fizikisht, ndërsa një pjesë e tyre nga vendi, Kosova dhe hapësirat tjera shqiptare na kanë dërguar punimet e tyre në power point dhe do të lidhen përmes platformavae online. Punimet e prezantuara shkencore gjatë vitit do të botohen në revistën shkencore “SCUPI”, një botim i veçantë i Institutit tonë. Kjo konferencë do të transmetohet të hënën në profilin e fejsbukut të ITSHKSH-së”, thonë nga ITSHKSH.
Nga Instituti theksojnë se Konferenca shkencore, e cila është e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizohet në pajtueshmëri me masat dhe rekomandimet e vendosura nga institucionet kompetente shtetërore lidhur me virusin covid 19
Njoftohet se me kumtesat e tyre do të paraqiten studiuesit si më poshtë:
Rini USEINI, ITSHKSH – Shkup:
“Veshjet tradicionale në trevat shqiptare- vështrim etnologjik“
Afet JASHARI, etnolog, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut “Venbanimet e Karshiakës që kanë ruajtur veshjet popullore”
Nexhat ÇOÇAJ, Universiteti UBT – Prishtinë: “Aspekti informativ në veshjen e grave të Hasit”
Idaete SINANI. ITSHKSH – Shkup: “Veshjet tradicinale të grave në fshatin Krushopek të Shkupit”
Gureta BAJRAMI BREZNICA, Universiteti i Tiranës:
“Veshja – kulturë materiale dhe shpirtërore, si tregues i mënyrës së jetesës së shqiptarëve në rajonin e Kumanovës në shek. XX”
Minir ADEMI, ITSHKSH – Shkup: “Veshjet popullore shqiptare në trevën e Karadakut të Kumanovës”
Angjelina HAMZA-HASANAJ dhe Vlorë FETAJ- BERISHA, Instituti Albanologjik- Prishtinë:
“Veshja tradicionale e femrave në Rrafshin e Dukagjinit- Kosovë”
Besnik RAMETI, ITSHKSH – Shkup: “Veshjet tradicionale në Derven të Shkupit“
Hiriet ZIBERI, Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”: “Përpunimi i veshjeve të grave në Malin e Thatë”
Bekim RAMADANI, Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani”:
“Qerim Etemi, mjeshtër i prodhimit të veshjeve tradicionale”
Sali ISLAMI, ITSHKSH – Shkup dhe Bunjamin XHEMAILI, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë së Veriut:
“Veshjet ilire në disa gjetje arkeologjike para pushtimit romak“