Filmi “Toka e mjaltit”, fitues i Festivalit Internacional të Tetovës “Oda”

Filmi dokumentar “Toka e mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov u shpall filmi më i mirë në edicionin e tetë të Festivalit Internacional të filmit në Tetovë “Oda”.

Çmimin e morën xhiruesit e filmit Femi Daut dhe Samir Luma.

“Më vjen mirë që filmi u shfaq këtu në Tetovë ku janë edhe fillimet e mia në studion e dramës. Më vjen keq që edhe Atixheja e filmit nuk është me ne për ta ndarë gëzimin për çmimin”, tha Luma, i cili është i lindur dhe ka jetuar në Tetovë.

Dauti tha se i vjen mirë që çmimi vjen nga një festival brenda vendit.

“Pamë reagime të shkëlqyera të publikut që e jep përshtypjen se sa thellë ka prekur filmi tek ju”, tha Dauti.

Juria e Festivalit çmimin për skenarin më të mira ia ndau Stefan Komandarev dhe Simeon Vencisllavov nga Bullgaria për filmin “Rundi”.

Aktorë më të mirë u shpallën Kushtrim Hoxha filmi “Nëntori i ftohtë” dhe Adriana Matoshi “Shtëpia e agës”.

Në edicionin e tetë të Festivalit të filmit internacional në Tetovë “Oda” që filloi më 7 tetor u shfaqën 105 filma prej 23 vendeve.